Reforma në shëndetësi është futur në qorrsokak
Reforma në shëndetësi është futur në një qorrsokak ku si Shëndetësia, ashtu edhe qytetari, nuk e di se si do të nisë e si do të bitisë. Me mospërcaktimin e kostove, me fondet e pakta, me problemet e trashëguara nga e kaluara dhe mbi të gjitha me mosndryshimin e kuadrit ligjor, është vështirë që 2009-a të shënojë ndryshimin e madh për shëndetësinë. Të gjitha këto deklarata, bashkë me një analizë lidhur me reformën në shëndetësi, kanë ardhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ish-zëvendësministri i shëndetësisë, Petrit Vasili, ka sqaruar se pretendimet e shëndetësisë për një ndryshim dhe reformë kanë qenë të nxituara për shumë problematika, që të mbledhura bashkë shkaktojnë ngërçin nga i cili nuk po lirohet sistemi shëndetësor prej 18 vjetësh. "Ideja qesharake që spitalet mund të bëjnë vetë tendera të barnave të tyre, është një ide pa kuptim. Spitalet kohë pas kohë në vite e kanë pasur këtë kompetencë, apo që është hequr dorë, ka qenë për faktin se kostot, si pasojë e prokurimeve të drejtpërdrejta nga spitalet, në nivel rajonal, rriteshin në mënyrë proporcionale dhe e bënin akoma më të vështirë gjendjen e furnizimit me barna", tha dje në deklaratën e tij Vasili.
Sipas tij, dualiteti mes Ministrisë së Shëndetësisë Dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor do të shkaktojë kriza të mëdha. sipas tij, fatura e kësaj krize do të jetë gjendja akoma më e rëndë e spitaleve dhe qytetarët shqiptarët, të cilët ndonëse në datën 1 janar kanë dëgjuar që spitalet do të drejtohen nga një qeverisje ndryshe, po i gjejnë dhe do t‘i gjejnë të njëjtat spitale pa rrugëdalje, nga një reformë të futur në qorrsokak.
Sipas analizës së LSI-së, ligjet bazë, të cilat rregullojnë dhe krijojnë premisat bazë të reformës, siç është ligji bazë "Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë", ligji i rëndësishëm "Për financimin e sistemit shëndetësor në një fond unik, të vetëm"; "Ligji i ri i Sigurimeve Shëndetësore", nuk mund të funksionojnë duke arnuar ligjin e vjetër të vitit ‘94.
Vasili sqaroi dje se krijimi i një autonomie të spitaleve, të akredituara dhe të certifikuara, ku do të ligjërohej dhe sistemi i bashkëpagesës, thënë ndryshe që paratë nën tavolinë të nxirren mbi tavolinë, në rast se qytëtarët do të paguanin një pjesë të shërbimit. Kjo të bëhej e ditur publikisht dhe këto fonde të përdoreshin në bazë të një pavarësie dhe autonomie administrative nga vetë spitalet. Pra, këto do të ishin parakushtet minimale që kjo reformë të fillonte.
"Së pari, blerja e shërbimeve nga një institucion financiar, siç është Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, do të thotë të blesh gjëra që kanë kosto. Është pranuar publikisht që nuk ka një kosto të shërbimeve spitalore në Republikën e Shqipërisë. Së dyti, spitalet shqiptare, megjithëse ekziston një institucion i akreditimit dhe i certifikimit të standardeve në Shqipëri, që ju e njihni, nuk është akredituar dhe certifikuar asnjë strukturë shëndetësore. Së treti, spitalet shqiptare, të cilat duhet të jenë ato që duhet të zgjidhin kontratat me Sigurimet Shëndetësore, jo vetëm që nuk kanë kosto të shërbimeve të tyre, por nuk kanë asnjë lloj autonomie reale", theksoi ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.