E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alternativa për zhvillimin e reformës në shëndetësi

Që të blihet një shërbim, duhet të jetë i standardizuar, por asnjë spital nuk është certifikuar dhe standardizuar dhe këtë e thotë institucioni përkatës. Atëherë, kujt i drejtohet reforma dhe çfarë blen reforma? Në të gjitha këto raste jemi në kufijtë e fiktivitetit dhe të transferimit të kompetencave fiktive jashtë Ministrisë së Shëndetësisë, e cila fiktivizohet gjithmonë e më shumë. Më e thjeshtë është që të zhvillohet një reformë, ku duhet të përgatiten kushtet për ta implementuar atë. Kjo do të thotë, nëse dikush nuk e di koston e një shërbimi, nuk ka pse ta blejë atë dhe nëse nuk kam kuadrin ligjor, që më lejon ta bëj këtë gjë, reforma mbetet në kufijtë e abuzimit dhe të paligjshmërisë. E nesërmja e reformës ka filluar, por qytetari nuk do të gjej asgjë të re: nëse do të kemi struktura të ministrisë; a do të kemi struktura të sigurimit të shëndetësisë; a do të kemi një fond shtesë; apo të njëjtat para që kemi pasur deri vjet do rindahen në mënyrë të ndryshme? A do të kemi, më në fund, sistemin e bashkëpagesës, pra një ndërhyrje kirurgjikale, që ka një çmim të caktuar dhe Instituti i Sigurimeve paguan një pjesë. Qytetari që do të paguante 50 mijë lekë të vjetra dhe nuk do të paguante asgjë tjetër, a do të kishte garancinë e shërbimit me standarde minimale?


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›