Reforma parlamentare, Bushati: Duhet vullnet nga PD

Vetëm mungesa e vullnetit politik mund të çojë në zvarritjen e komisionit për reformën parlamentare. Bashkëkryetari socialist i grupit të punës për këtë çështje, Ditmir Bushati, thotë se nëse kjo varet nga vullneti politik për të adresuar problematikat që ekzistojnë në rregullore, atëherë procesi mbyllet në kohë. Sipas Bushatit opozita kërkesat e saj i bazon në standarte dhe jo në zgjidhje politike.
Bushati i cilësoi akuzat që dalin vetëm nga goja e Kryeministrit, adresimet për bllokim nga opozita të dy reformave më të rëndësishme, asaj parlamentare dhe reformës zgjedhore.
Ndërsa grupi i punës për rregulloren parashikohet të përfundojë në fund të muajit mars. Një ditë më parë me konsesusin e dy palëve në Parlament u ra dakort që komisioni i reformës zgjedhore të shtyhet me 2 muaj deri në fund të prillit.