E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, ndalohen dy shqiptarë. Kaluan ilegalisht

KAKAVIJË- Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në thellësi të territorit helen, të cilët kishin hyrë ilegalisht përmes vijës së gjelbër kufitare.

Dy klandestinët 27 dhe 26 vjec, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, gjendeshin në një autoveturë, që qarkullonte nga Kakavija në drejtim të Janinës.

Ndalimi nga policia greke është bërë në afërsi të Kalpaqit. Mjeti drejtohej nga një 27 vjecar shqiptar i cili nuk dispononte madje as lejen e drejtimit. Mësohet se ai, pati marrë nga Kakavija bashkëpatriotin e tij 26 vjecar.

Sipas policisë, ndalimi i tyre është bërë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe u transportuan në ambientet e paraburgimit në Policinë e Epirit në Janinë.

Piro Nase

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›