E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi Penal, Sekui: Miratimi, një nga kushtet e BE

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui

TIRANË- Ambasadori i BE-së, në vendin tonë, Etore Sekui ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal, votuar unanimisht dje në Kuvendin e Shqipërisë, me gjithë konsensusin e opozitës.

Në një deklaratë për mediat, Sekui e ka vlerësuar miratimin e këtyre ndryshimeve, duke shprehur njëherësh me përgëzimin për gjetjen e konsensusit edhe plotësimin e njërit prej prioriteteve kyçe të BE-së, në kuadër të rrugës integruese të vendit tonë në familjen evropiane.

Sipas ambasadorit, ndryshimet ne Kodin Penal jane kuptimplote, shume te rendesishme dhe nje sinjal inkurajues per axhenden e integrimit.

“Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore është një sinjal inkurajues në trajtimin e çështjeve që janë pjesë e axhendës evropiane të vendit. Kam besim se çështje të tjera po kaq të rëndësishme të axhendës evropiane dhe të prioriteteve kyçe të BE do të trajtohen në të njëjtën frymë”- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›