E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi përshëndet miratimin e kodit penal: Të mbahet ritmi

Ambasadori i Bashkimit Europian, i akredituar në Tiranë, Ettore Sequi ka përshëndetur votimin e kodit penal nga forcat politike gjatë seancës plenare të së enjtes.Duke iu përgjigjur interesit të disa mediave për vlerësimin nga ana e tij për miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal, Ambasadori Ettore Sequi u shpreh:
 

"E mirëpres miratimin nga Kuvendi të ndryshimeve në Kodin Penal ditën e djeshme.
Miratimi i këtyre ndryshimeve është i rëndësishëm sepse ka të bëjë me një nga prioritetet kyçe të Opinionit të Komisionit Evropian për Shqipërinë përsa i përket miratimit të legjislacionit që kërkon një shumicë të cilësuar në Parlament; së dyti, ndryshimet në Kodin Penal janë shumë kuptimplotë sepse kanë të bëjnë me disa çështje të rëndësishme, si për shembull, dekriminalizimi i shpifjes dhe fyerjes, shkeljet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, masat kundër dhunës brenda familjes”shprehet ai.
 

Më tej Sequi shpreh besimin se i njëjti ritëm do ti karakterizojë edhe prioritetet e tjera të axhendës europiane.
 

“Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore është një sinjal inkurajues në trajtimin e çështjeve që janë pjesë e axhendës evropiane të vendit. Kam besim se çështje të tjera po kaq të rëndësishme të axhendës evropiane dhe të prioriteteve kyçe të Opinionit do të trajtohen në të njëjtën frymë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›