E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma parlamentare, PD: Amendimet e PS, anti-pakt

Thellohet përplasja mes mazhorancës dhe opozitës sa i përket punës në komisionin e reformës parlamentare. Bashkëkryetari demokrat i këtij komisioni, Jemin Gjana tha në një deklaratë për mediat se qëndrimi i opozitës është provokues.

Gjana tha se gjatë punës për realizimin e kësaj reforme Partia Socialiste ka sjellë në tryezën e bisedimeve, propozime që vijnë ndesh me marrëveshjen e 14 nëntorit.
 

Qëndrimet e opozitës janë cilësuar nga Jemin Gjana si bllokuese, ndërsa garantoi për gadishmërinë e mazhorancës për të vijuar punën me reformën parlamentare, në repsekt të marrëvehsjes së 14 nëntorit.
 

Gjana tha se nuk do të pranohen amendime që vijnë në kundërshtim me atë që është rënë dakort mes palëve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›