E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Maqedoni, bashkë për fondin e IPAS

Më tepër bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Shqipërisë për projektet që lidhin dy vendet. Kjo u konstatua gjatë takimit midis ministrit maqedonas të Vetqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta dhe ministres Shqiptare të Integrimit, Majlinda Bregu.

Sipas ministres së Integrimit bashkëpunimi ndërkufitar dhe përdorimi me efikasitet i fondit prej 5 milion euro të IPA-s, ka qenë thelbi i diskutimeve.
 

Ndërkohë që Ministri maqedonas u shpreh se bashkëpunimi do të sjellë shfrytëzim më të mirë të fondeve, gjë që do të ndikojë direkt tek përmirësimi i jetës së banorëve në këto zona.
 

Disa fusha të tjera bashkëpunimi për të cilat diskutuan dy Ministrat janë edhe përmirësimi i infrastrukturës si dhe turizmi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›