KQZ, miratohet raporti vjetor i punës

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës raportin vjetor të punës që pritet të dërgohet në Kuvend.
Para se të kalonte në votim, raporti është debatuar mes mazhorancës dhe opozitës sa i përket pasqyrimit të aktiviteteve të KQZ-së, sidomos për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.
Përfaqësuesit e opozitës në komision kërkojnë që të ripunohet ky raport për ta çuar më pas në Parlament, çka sipas kryetarit Ristani gjithcka është pasqyruar me objektivitet.
Raporti vjetor i KQZ-së për vitin 2011-të pritet të referohet të enjten e ardhshme në seancën plenare.