E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillimi i rajoneve, Berisha: Investime në infrastrukturë

Qeveria i akordon një fond prej 5.6 miliard lekë komunave dhe bashkive në vend për projekte të infrastrukturës. Në mbledhjen e komitetit për zhvillimin e rajoneve Kryeministri tha se jashtë këtyre projekteve nuk do të mbetet asnjë njësi vendore. Duke folur për këtë cështje, Berisha tha se kreu i PS-së aludon duke thëne se qeveria nuk alokon fonde për njësitë e majta.

Kryeministri njoftoi se në mbeldhjen e ardhshme të këtij komiteti do të miratohen projekte të reja, në të cilat përparësi krahas kritereve, do kenë ato njësi të qeverisjes vendore, të cilat nuk kanë marrë financime.
 

Në mbledhjen tjetër, tha Kryeministri, do të shqyrtojmë projektet për rrugë ujësjellësa, shkolla, kopshte e kampuse universitare, për vepra vaditje e kullimi, për trashëgiminë kulturore, për dy projektet madhore kombëtare, ullirin, arrorët dhe drurët frutorë.
 

Gjithashtu ai garantoi ata qytetarë që kanë fituar në këto projekte, se do të marrin mbështetjen finaciare të premtuar këtë vit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›