Reforma zgjedhore, Arvizu: Të përfundojë në kohë

Disa gjëra për reformën zgjedhore nuk po bëhen siç duhet. Pas takimit me kreun e opozitës Rama, Arvizu ka qenë kritik ndaj palëve politike për këtë çështje duke u kërkuar palëve ti japin zgjidhje në kohë ndryshimeve në kodin zgjedhor.
"Ka disa përparime në këtë drejtim, por ka disa gjëra nuk po bëhen siç duhet, dhe të dyja palët duhet të punojnë më shumë. Jam i bindur se reforma zgjedhore do të përmbyllet brenda afateve, pasi fundi i prillit është afati i fundit që palët të binin dakord për finalizimin e saj sipas standardeve” theksoi Arvizu
Ambasadori amerikan në Tiranë është pyetur për debatin e fundit PD-PS për çështjen e mandatit të deputetit socialist, Arvizu theksoi se të dyja palët gjejnë një zgjidhje sipas ligjit.
"Jam i vetëdijshëm për cështjen e mandatit, por duhet të bisedoj me më shumë njerëz për implikimet dhe për të kuptuar më mirë se cfarë thotë ligji. Them se duhet t`i kthehemi ligjit e kuptoj që kreu i bashkisë së Fushë Krujës është i dyti në listë, e kuptoj që ai ka shprehur gatishmërinë për të mos dhënë dorëheqjen nga posti, por nuk kam një ide të qartë, shpresoj të jetë në përputhje me ligjin. Këto hapësira nuk janë të mira, të dy palët duhet të gjejnë një zgjidhje për t`i mbushur ato sipas ligjit” shtoi më tej Arvizu.
Ndërkaq këshilli i rregullores tashmë duket se e ka vënë në rrugën e duhur zgjidhjen e kësaj çështje.