Ombudsmanët e rajonit takohen në Tiranë?

Markus Jaeger - Igli Totozani
Përfaqësuesi i Këshillit të Evropës Markus Jaeger ka zhvilluar sot një takim me Avokatin e Popullit Igli Totozani. Takimi është zhvilluar për të diskutuar projektin për mbajtjen e një takimi të Ombudsmanëve të rajonit, që është menduar të mbahet në Tiranës
Ky është një projekt i Këshillit të Evropës dhe Bashkimi Evropian, për promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve në Evropën Juglindore.
Objektivi i programit është përmirësimi i respektimit të të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtat e minoriteteve, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të organeve përkatëse kombëtare dhe bashkëpunimit rajonal në këtë fushë. /F.S/