E Shtunë, 31 Tetor 2026

Visha seancë dëgjimore në komisionin e ligjeve

Zgjedhja e anëtarit të ri të KLD rikthen debatin për Gërdecin në komisionin e ligjeve. Seanca dëgjimore e avokatit të Fatmir Mediut pikërisht për këtë çështje ka sjellë akuza të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës për tragjedinë e Gërdecit, akzua të artikuluara për katër vite me radhë. "Në bindjen time Mediu është i pafajshëm” theksoi Visha.

Përtej përplasjes për Gërdecin, i propozuari i PS-së Ardian Visha ka hapur edhe një debat të drejtpërdrejtë me kryeprokuroren Ina Rama dhe presidentin Topi.

“Imoraliteti i pretenduar nga Ina Rama, nuk duhet të nëpërkëmbë vartësit e saj. Ina Rama nuk ka kurajo të përballet me mua, si mund të përballet me krimin” ka theksuar Visha.
 

Nesër në seancën parlamentare do të votohen dy kandidaturat Elvis Cefa dhe Ardian Visha, të sjella në Kuvend si propozime nga mazhoranca dhe opozita, ndërsa votimi sipas rregullores do të jetë i fshehtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›