E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore Berisha Do therrasim tryezen e partive

Partia Demokratike do te therrase ne nje tryeze te gjitha forcat politike dhe do te nise nga puna per ndryshimet ne reformen zgjedhore.

Keshtu eshte shprehur kryeministri Berisha ne mbledhjen e grupit te PD-se ku theksoi se ky vendim eshte marre pas refuzimit nga ana e opozites per te bashkepunuar per ndryshimet ne reformen zgjedhore.

Ne jemi te vendosur qe te therrasim tryezen e forcave politike dhe do te fillojme nga puna por une theksoi se te gjitha vendimet qe ka te bejne me zgjedhjet ka qene vendim konsensual PD-PS theksoi Berisha.

Ai gjithashtu i beri thirrje kreut te PS-se Edi Rama te mos pengoje grupin parlamentar socialist te marre pjese ne procesin e ndryshimeve te reformes zgjedhore.

I bej thirrje Rames te mos pengoje grupin te marre pjese ne kete proces sepse refuzimi i tij edhe pse duket se ka dicka ne dore do ti kthehet kunder theksoi me tej kryeministri Berisha.

Ai gjithashtu theksoi se nese opozita do te perpiqet ta bllokoje ne parlament ndryshimet ne reformen zgjedhore atehere do te jete Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili do i jape nje pergjigje kushtetuese problematikave qe kane te bejne me zgjedhjet.

Nderkohe kryeministri Berisha gjithashtu beri me dije se eshte gati edhe ligji i ri per partite politike ku do te perfshihen te gjitha periudhat e financave te partive politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›