E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutimi i oficerit te policise ne Vlore 50 mln leke per informatorin

UPDATE- Policia e Vlores ka vene ne dispozicion 50 milione leke ne kembim te informacionit mbi vrasjen e policit te vrare gjate nates se shkuar. Roland Likaj efektive policie eshte qelluar me arme zjarri ne koke ndersa ishte me sherbim gjate oreve te nates.

Mesohet se 43 vjecari qe sherbente ne policine e shtetit te kete qene ne ndjekje te nje personi qe dyshohej si hajdut ne rrugicat e lagjes 1 Maji por nuk ka mundur dot ta kapte per shkak te erresires ne zone. Oficeri ka komunikuar me sallen para se te qellohej ku ka informuar dhe per situaten. Kane qene me pas kolege te tij qe e kane marre ne telefon por nuk ka patur pergjigje.

Menjehere ata jane nisur drejt vendit ku ka orientuar pak minuta me pare oficeri i policise ku ky i fundit eshte gjetur pa jete i qelluar me plumb ne koke.
Policia ka nisur hetimet intensive per ngjarjen nderkohe qe forca policie dhe te nderhyrjes se shpejte jane pare oret e mengjesit ne disa pika te qytetit. Ende nuk ka nje motiv te qarte per ndodhjen e ngjarjes se rende si dhe autoresi te percaktuar.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›