E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Turqi dhe Greqi, zyrtarisht ska shqiptarë

Koço Danaj

Koço Danaj, drejtues i Listës për Shqipëri Natyrale, e cila vepron për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në Ballkan, ka komentuar me përbuzje deklaratat e politikanëve shqiptarë, se në Turqi dhe Greqi ka miliona turq e grekë me gjak shqiptari.

Në fillim ishte kryeministri Sali Berisha që deklaroi në Turqi se miliona turq kanë gjak shqiptari, dhe se turqit i kanë dashur shumë femrat shqiptare. Pas Berishës, ishte Jozefina Topalli që deklaroi se ne Turqi ka miliona turq me origjinë shqiptare. Dhe solli si shembull, praninë e disa deputetëve turq me origjinë shqiptare. Po pastaj? Pastaj janë edhe 3 milionë grekë që kanë gjak shqiptari. Shumë e japin si një shifër krenarie, se në Greqi jetojnë 3 milionë arvanitas. Domethënë 3 milionë grekë me origjinë shqiptare. Dhe shifrat e mësipërme janë pjesë e propagandës, por edhe e disa studimeve, ka thënë Danaj.

Ai ka thënë se, ne na duhen shqiptarë realë, nuk na duhen ata me gjak shqiptari, që për të treguar se kanë qenë grekë apo turq kanë vrarë dhe masakruar shqiptarët.

Danaj është shprehur se, ne na duhen shqiptarë që duan dhe dinë të bashkojnë trojet shqiptare dhe jo politikanë që duan të ruajnë vilajetet e tyre, e që gjejnë ngushëllim tek grekët apo turqit me gjak shqiptari. /Telegrafi/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›