Reforma zgjedhore, LSI vë kushte: Jo komision bipartizan
Propozimi i maxhorancës për të ndryshuar formulën e komisionit të reformës zgjedhore entuziazmon LSI-në.
Nasip Naco gjatë një interviste për Alsat shprehet se ka ikur koha e dy polaritetit në këtë strukturë të kuvendit dhe se për amendimin e kodit duhet dhe prania e partive jashtë dhe brenda parlamentit.
“Të gjitha partitë parlamentare të përfaqësohen me komisionerë. Nuk janë sot në parlament edhe parti të tjera që mendojnë se dhe ato duhet të kenë komisionerët e tyre. Ne e kemi vuajtur vetë mospasjen e komisionerëve dhe nuk kërkojmë që për shkak të kësaj formule sot ne përfaqësohemi me komisionerë dhe të përjashtojmë forcat e tjera politike. Ne kërkojmë që dhe këto të përfaqësohen me komisionerë sepse do ketë më shumë garanci në votimet që po vijnë sic janë zgjedhjet e pushtetit local” tha Naço.
LSI, ashtu si gjatë grevës së urisë së dhjetorit 2008, nuk heq dorë nga kërkesa për komisionerë në të 3 nivelet e administrimit të zgjedhjeve.
“Ne kemi kërkuar para zgjedhjeve për të patur komisionerë, për të patur më shumë garanci në komisione, për të mos patur bojkotin e njërës dhe të tjetrës ose kompromisin e njërës palë ose kompromisin e dy partive të mëdha në kurriz të partive të tjera të vogla. Ne kemi kërkuar që të gjitha partitë, sidomos ato parlamentare të përfaqësohen me komisionerë. Do ketë më shumë mundësi që këta komisionerë të mos bëjnë kompromise me njëri-tjetrin ” thotë Naço.
Ideja e ndryshimit të formulës së komisionit që do amendojë kodin zgjedhore u hodh nga deputeti Fatos Beja në Alsat. Sipas tij bashkëkryesimi e kësaj strukturë parlamentare mbetet peng i vullnetit të 2 partive të mëdha.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e premte , 23 prill 2010 ) < I mëparshmi