E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti: Ja pse i fala të dënuarit

Pa kaluar 24 orë nga shpallja e amnistisë masive, presidenca reagon duke sqaruar kriteret ligjore mbi të cilat kreu i shtetit vendosi të falë plotësisht dhe pjeserisht 367 të burgosur. Drejtoria juridike në presidencë në një njoftim për shtyp shprehet se 367 të amnistuarit kanë qënë propozime të pushtetit vendor, Drejtorisë se Përgjithshme të Burgjeve, Avokatit të Popullit, Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, disa deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Për t’iu përgjigjur keqinformime apo keqinterpretime, thuhet në njoftimin e presidencës, përsa i përket Vehbi Alimuçës dhe Fitim Kërxhaliut, ata do të vazhdojnë të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në burg sipas vendimeve përkatëse gjyqësore.

Ndërsa përsa i përket të amnistuarve të tjerë ata janë vlerësuar mbi kritere të tilla si qenia i mitur në kohën krimit, gjendja e rënduar shëndetësore dhe mosha e thyer, e cila nuk justifikonte vazhdimin e mëtejshëm të vuajtjes së dënimit, si dhe fakti se disa të dënuar, sidomos gra, ishin nëna të fëmijëve të mitur, një pjesë e të cilëve kishin mbetur pa kujdesin prindëror .

Një ditë më parë kreu i shtetit Bamir Topi dekretoi një ndër amnistitë më të madha të të gjitha kohërave duke i falur lirinë e menjëhershme më shumë se 140 të dënuarve.

Elona Gjylmi

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›