E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punimet në sheshin Skënderbej, bllokohen rrugët në Tiranë

Punimet ne sheshin “Skenderbej” ne Tirane jane shtrire pothuajse ne cdo cep te tij madje edhe ne hapesirat qe rrethojne qendren. Zgjerimi i ketyre punimeve nga dite ne dite tashme eshte kthyer ne nje problem shqetesues per qarkullimin e makinave duke bere qe here pas here trafiku te kthehet ne nje mankth te vertete.

Nderkohe, bashkia e Tiranes ka nisur planin e masave per sistemin e trafikut si pasoje e punimeve ne sheshin “Skenderbej”. Keshtu bulevardi “Zogu i I-re” ka qene i pari qe i eshte nenshtruar ketyre ndryshimeve. Nga nje bulevard me dy kalime, tashme vetem nje ane eshte funksionale, ajo qe zbret nga qendra drejt unazes.

Nje mase tjeter qe ka ndermarre bashkia eshte dhe ajo e ndryshimit te kahut te levizjes se automjeteve ne disa rruge kryesore te Tiranes.

Bashkia e Tiranes, nderkohe ka hapur dhe uren qe lidh Pallatet “Agimi” me ato “Shallvare” per levizjen e automjeteve te cilat qarkullojne ne dy kahet e unazes.

Edhe pse bashkia ka ndermarre keto masa, drejtuesve te automjeteve, jo vetem qe do t’u duhet kohe per te mesuar qarkulllim e ri qe ka nis ne Tirane, por do te duhet te perballen me nje trafik tejet mase te renduar.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›