Rama: Jo protesta të dhunshme. Mosbindja civile ka sukses
Nuk do të ketë në asnjë moment përplasje të dhunshme në protesta, mohoi kryesocialisti Edi Rama. Protesta do të jetë paqësore sqaroi Edi Rama, duke pranuar edhe krahasimet me mënyrën e Gandit apo Martin Luterkingut në reagim.
"Përpjekja jonë do të vazhdojë pa u ndalur dhe e përsëris me durim, me kurajo dhe me një këmbëngulje shembullore, si nje rezistencë paqësore e njerëzve që nuk e shesin dhe as e negociojne shkallën e lirisë së tyre. Askush nuk duhet të përfytyrojë një përplasje të dhunshme, por horizonti i përfytyrimit të një rezistence popullore, paqësore, të vendosur është kaq e gjerë pas shumë e shumë shembujve. Martin Luterkingun, mbi Gandin mbi lëvizjet e mosbindjes civile dhe të tjera", deklaroi Rama.
Lista me 367 të burgosurit e amnistuar nga presidenti Bamir Topi do të verifikohet nga socialistët të cilët akuzojnë se në 28 qershor të burgosurit u përdorën për të manipuluar votat. "Nuk mund ti përgjigjemi me improvizim, apo me një reagim të menjëhershëm po do i përgjigjemi pasi të kemi bërë një analizë të të dhënave të kësaj liste", vijoi Rama.
Duke folur për rrënimin e ekonomisë dhe shtetin e dobët të së drejtës Rama iu referua dy raporteve të organizatës jofitimprurëse spanjolle, Fride, dhe një kompanie konsulence të angazhuar nga vetë qeveria shqiptare.
Dorian Kodra < I mëparshmi