E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Viti 2011 mban emrin e heroit Enver Zymberi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot familjen e heroit Enver Zymberi, i cili ra gjatë operacioni të Njësisë Speciale të Kosovës – ROSU, në veri te vendit, të cilët kishin për qëllim kthimin nën kontroll të Policisë së Kosovës të pikave kufitare 1 dhe 31 dhe vënien e ligjit në këtë pjesë të Kosovës.

Thaçi u shpreh se institucionet e Kosovës gjithmonë do të jenë pranë familjes së heroit Enver Zymberi, dhe fëmijëve të tij. Ai vlerësoi se familja Zymberi do të jetë frymëzimi për të fuqizuar dhe konsoliduar shtetin e Kosovës.

Edhe një herë ritheksoj se viti 2011, mban emrin e heroit Enver Zymberi. 25 korriku është dita e bashkimit tw territorit të Republikës së Kosovës, i sakrificës së madhe për të ruajtur dhe fuqizuar pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial. Çdo ecje përpara dhe çdo sukses që kemi arritur ndërlidhet drejtpërdrejt me emrin, jetën, veprën dhe heroizmin e Enver Zymberit. Dhe kjo vizitë e jona sot është nderimi shtetëror që i bëhet jetës dhe veprës Enver Zymberit, ka thënë Thaçi.

Enver Zymberi ishte polici i Njesisë Speciale të Kosovës ROSU, i cili u vra nga snajperët serbë në aksionin për lirimin e pikave kufitare në veri të vendit. Ai la pas vetes gruan dhe 4 fëmijë. Enver Zymberi ishte shpallur nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjga, Hero i Kosovës. / Kosovapress

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›