E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levan-Vlorë në Parlament, PD-PS debate për koston e rrugës

Për më shumë se katër orë parlamenti është përfshirë nga debatet mes mazhorancës dhe opozitës për marrëveshjen financiare shtesë prej rreth 18 milion eurosh qe BERZH do të japë për finalizimin e rrugës Levan-Vlorë. Deputetët e opzoitës në seancë plenare kanë artikuluar akuza në drejtim të këtij projekti, me të cilin siaps tyre po abuzohet me koston e pajustifikueshme për këtë projekt.
 

Ndërsa ka marrë fjalën pas gjithë deputetëve të selisë rozë, Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi tha se kjo është faturë e projektit të hartuar nga socialistët dhe nuk ka abuzime në të. Megjithatë Ministri Olldashi ftoi opozitën të kontrollojë çdo kosto dhe dokument për këtë projekt.
 

Autostrada Levan-Vlorë, duhet të përfundonte rreth 2 vjet më parë, por projekti ndryshoi , për shkak të disa korrigjimeve që u bënë në të. Së bashku me vlerën shtesë të miratuar në Komision, vlera totale e rrugës e cila ka një gjatësi prej 24.2 km është 59.7 mln euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›