Reforma zgjedhore, Shehu: Nëse ka vullnet realizohet

Në një kohë kur Parlamenti ka shtyrë me tre javë punën e komisionit të reformës zgjedhore, Tritan Shehu deputet i Pardisë Demokratike thotë se nëse ekziston dëshira dhe vullneti i forcave politike mund të arrihet me sukses kjo reform sipas rekomandimeve të OSBE-së. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora –News me drejtorin e informacionit Patrik Sadikaj, Shehu tha se ekzistojne te gjitha kushtete qe kjo marreveshje te mbyllet me sukses.
“Sot ne jemi përpara disa gërmave të fundit të ndryshimeve. Nga Partia Demokratike ekziston e gjithe gadishmëria për të mbyllur këtë refomë. Kjo reformë është e nevojshmë për forcat politike , për Shqipërinë por edhe si një detyrim ndaj ndërkombëtarëve”, deklaroi Shehu.
I pyetur për procedurën e zgjedhjes se Presidentit , deputeti i PD-së tha se zgjedhja e kreut të shtetit ishte në përputhje me Kushtetuten , në përputhje me ligjin në të gjitha hapat.
“Mazhoranca doli me nje mendim unik per zgjedhjen e presindentit ne dryshim nga opzita. Kreu i opozitës Edi Rama e përdori procesin e presidentit për të rrëzuar qeverinë, por kjo ishte një zgjedhje e gabuar e kryetarit të PS-së. Ky ishte një ngërc i lidhur me opozitën dhe qëllimet e saja politike” tha Shehu.
Nuk kishte një process të njëashëm të zgjedhjes së presidentit. Unë mendoj se procesi ishte gjithëpërfshirës , nuk jep asnjë propozim, nuk jep asnjë emër.
“Ky proces tregoi një pjekuri të politikës shqiptre, nje emancipim të politikës shqiptare. Kjo mënyrë zgjedhje nuk inflencon negativisht në rrugën e integrimit por është një sinjal pozitiv” theksoi më tej deputeti i PD-së.
Sa I përket debateve të ditëve të fundit për heqjen e imunitetit, Tritan Shehu tha se PD që në madatin e parë ka kërkuar heqjen e imunitetit por sërish pengesë në mënyrë kostante është bërë PS-ja.