Reforma zgjedhore, Topalli me misionin e ODIHR
TIRANË- Një grup ekspertësh të ODIHR-it, që mbërritën një ditë më parë në vendin tonë kanë nisur sot axhendën e takimeve duke u pritur fillimisht nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Në takimin me kryeparlamentaren ata garantuan për asistencën e nevojshme komisionit parlamentar të ngritur posaçërisht për kryerjen e reformës zgjedhore.
Misioni i ekspertëve, synon të ofrojë ndihmë dhe këshillim për ndryshimet e planifikuara në kodin zgjedhor, sipas rekomandimeve të bëra nga OSBE/ODIHR, duke i mëshuar faktit që kjo reformë të finalizohet në kohën e duhur dhe të jetë gjithëpërfshirëse.