E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore, 53 rekomandimet e ODIHR

TIRANË- 53 rekomandimet e ODIHR-it janë reforma jonë zgjedhore. Kështu është shprehur sot Kryetarja e Kuvendit në takimin me ekspertët e OSBE/ODIHR-it,  Jessie Pilgrim dhe Richard Lappin,  të cilët janë në Shqipëri për ti dhënë asistencë teknike Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Topalli vlerësoi përfundimet e Raportit e ODIHR, që i cilësoi zgjedhjet e fundit kompetitive dhe transparente

Sipas saj, këto zgjedhje ishin më transparentet dhe u zhvilluan me një sistem demokratik zgjedhor të propozuar nga  PS e të miratuar me konsensus të plotë nga socialistët e demokratët në Parlament.

“Opinioni i përbashkët i ODIHR-it dhe  Komisionit të Venecias përbën një dokument ligjor profesional i cili shërben si plan pune në zbatimin e 53 rekomandimeve për zgjedhjet, të cilat janë çështje standardi dhe jo çështje partiake- tha ajo.

Nga ana e tij, Pilgrim, vleresoi progresin e bere nga Shqiperia, përsa i përket kuadrit ligjor dhe rritjes së standardeve zgjedhore.

Jemi maksimalisht të gatshëm për të asistuar në reformën zgjedhore në mënyrë që ajo të përfundojë në kohën e duhur- thane ekspertet.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ekspertët e ODIHR-it u shprehën optimistë për një reformë zgjedhore cilësore, e cila do të jetë materializim i   rekomandimeve të OSBE/ ODIHR-it, e do të miratohet brenda afatit të duhur kohor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›