Reforma zgjedhore, Wollfarth: Duhet progres e veprime konkrete
TIRANE – “Shqipëria ka nevojë urgjente për një reformë zgjedhore, ndaj është koha që partitë politike të mbajnë fjalën, me veprime të vërteta dhe konkrete”. Është kjo deklarata e Ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth, drejtuar klasës politike shqiptare.
Ambasadori Wollfarth nënvizon se tashmë ka ardhur koha që t’i hiqet një vijë së shkuarës, në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Wollfarth kërkon që palët të fillojnë punën për të ngritur sa më shpejt komisionin për reformën zgjedhore.Duke përgëzuar partitë politike për nivelin e dialogut ndërpartiak, Wallfarth u bëri apel palëve “që të synojnë miratimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore, për të pasqyruar rekomandimet përkatëse të zyrës së OSBE-së si dhe standarde të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.”
Në deklaratën e ambasadorit Wollfarth theksohet gatishmëria e OSBE-së për kontributin e saj në procesin e reformës zgjedhore.
(er.nu/BalkanWeb)