Fituam betejën për rrugën, do të fitojmë edhe mbi shpifjet e korbit Rama dhe laraskave të tij
E nderuar zonja Kryetare, të nderuar kolegw deputetë, ju kërkojë ndjesë për kohën e gjatë të kësaj seance për afro 24 orë. Por rëndësia e këtijë procesi i cili do të kalojë një kohë të gjatë i kësaj seance dhe këtijë parlamenti që ka kaq shumë për të thënë nga këndvështrime të ndryshme, unë do ta filloja me atë që është konstatuar nga të gjithë deputetët majtas apo djathtas, që kjo rrugë është pa dyshim projekti më madhor i ndërmarë ndonjëherë nga një qeveri shqiptare. Rruga e parë që hapin shqiptarët, rruga që lidh Shqipërinë me Kosovën, që bashkon dy vëllezër të ndarë të një historie të dhimbshme nga një reliev i ashpër. Mund të thoja pasi këtu në Shqipëri shpesh herë të propozosh apo të deklarosh është e turpshme, që kjo rrugë ndryshon gjeostrategjinë jo vetëm të shqipërisë, jo vetëm të Kosoëvs, por gjithë rajonit në vlerë keshi interesa të mëdha dhjetra apo qindra miliard euro apo dollarë të prira këto që të ndryshojnë raportet e fshatit për mirëqënie, vlerave specifike, ekonomike, politike dhe gjeostrategjike të kombeve të rajonit tonë dhe të gjitha këto janë deklaruar. Mund të filloja të flisja për atë që me siguri një ditë do të dokumentoja të plotë, luftën e egër të paprincip kundër ndërtimit të kësajë rruge. Kujtojë këtu se si u mblodhën 150 milionë euro për këtë rrugë dhe nuk u arrit të bëhej asgjë. Do të doja t