Reforma zgjedhore, edhe partitë e djathta të pakënaqura
Edhe partitë e vogla të kampit qeverisës, PR e PDIU, kanë shprehur pakënaqësi për reformën zgjedhore, pas partive të vogla të opozitës. Ato e kanë cilësuar komisionin e reformës zgjedhore, një marrëveshje të arritur mes dy partive të mëdha që nuk zgjidhi problemet më të mprehta të kodit aktual zgjedhor. Përmes nënkryetarit të saj Arian Madhi, PR-ja thekson se mbyllja e reformës zgjedhore, është veçse një paketë që siguron marrëdhëniet mes dy forcave të mëdha politike.
Republikanët shprehen mosbesues edhe sa i përket deklaratave të partive të mëdha për shqyrtimin nga kuvendi të kërkesës së partive të vogla sa i përket sistemit zgjedhor. Arian Madhi thotë se OSBE duhet të kishte reaguar qoftë vetëm për të dhënë opinionin e saj sa i përket këtij procesi.
Ndërkaq përmes nje deklarate të shëprndarë për mediat PDIU ka shprehur indinjatën për marrëveshjen e fundit elektorale të realizaur nga dy partitë e mëdha i PD-PS. Sipas PDIU-së kjo reformë është një vazhdimësi e ujdive të bëra gjatë gjithë dy dekadave të fundit të pluralizmit shqiptar dhe nuk sjell asnjë përmirësim thelbësor në institucionin themelor të demokracisë, atë të zgjedhjeve.
Duke marrë në konsideratrë ndryshimet e bëra në kodin zgjedhor PDIU paralajmëorn se edhe në zgjedhjet e 2013 do të zhvillohen zgjedhje të tjera të kontestuara që kanë për tu organizuar në kushtet e një klime konfliktuale dhe me numërime të tejzgjatura.