E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volfarth: Akuzat e PS-së për trafik armësh të marrin rrugë ligjore

Share

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugent Volfart, teksa ka qenë në qytetin e Gramshit, ka folur mbi akuzat e fundit të Partisë Socialiste në lidhje me trafikun e armëve nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.

Volfarth ka deklaruar se akuzat e PS-së ndaj Ministrisë së Mbrojtjes për tregti të paligjshme të armëve, duhet të marrin rrugën ligjore. Sipas tij, PS-ja i ka të gjitha mekanizmat për të hetuar në lidhje me dyshimet e saj për trafikun e armëve.

Ndërkohë, Volfarth edhe një herë e ka cilësuar përfundimin e reformës zgjedhore si një arritje e madhe, por theksoi se duhet vullneti i të gjitha palëve për zbatimin e marrëveshjes PD-PS për kodin zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›