E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, gati kalimi i paketes se PS

Debati mes forcave politike per reformen zgjedhore, do te rinise serish ne seancen plenare te se enjtes. Kuvendi do te votoje per nismen e dorezuar nga selia roze qe prej nje muaji per sistemin zgjedhor e ndryshimin e Kushtetutes. Votimi i nje pjese te paketes se reformes do te kerkohet nga Partia Socialiste, duke qene se eshte pjese e kalendarit te punimeve te Kuvendit. Nje prej bashkekryetareve te komisionit, Kastriot Islami, tha per gazeten se bashke me te do te votohet dhe shtyrja per nje muaj i punes se komisionit. Pasi, pa me shume afat, partite politike nuk do te mund te vijojne me realizimin e reformes zgjedhore, detyrim per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Te gjitha forcat politike jane dakord per shtyrjen e afatit, por nuk kane konsensus per sistemin zgjedhor. Cka do te reflektohet dhe ne seancen e se enjtes. PS ne propozimin e dorezuar ne Kuvend kerkon ndryshimin e Kushtetutes per te ndryshuar sistemin zgjedhor. Me sistemin qe kerkojne socialistet, nuk ndryshon perberja e Kuvendit, pra numri i deputeteve do te vijoje te jete 140, por keta deputete te zgjidhen mbi bazen e sistemit zgjedhor proporcional me zona zgjedhore shume-emerore. Caktimi i zonave zgjedhore shume-emerore do bazohet ne ndarjen administrative te Republikes se Shqiperise. Ndersa te vegjlit nga ana tyre kerkojne qe zgjedhjet te zhvillohen me nje sistem proporcional te personalizuar. Sipas tyre, vetem ne kete menyre do te shmangej fenomeni i "Dushkut". Votimi te kryhet me nje raund dhe me lista te hapura dhe pragu elektoral per hyrjen ne Kuvend te mos ndryshoje, por te mbetet 2,5%. R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›