E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roja i bankes rreh kalimtarin

Vlore - Konflikti mes rojes te policise private dhe nje qytetari ka degraduar ne kanosje me arme. Ka qene nderhyrja e policise, e cila ka shmangur nje tragjedi dhe ka shoqeruar ne komisariat dy persona te dyshuar per plagosje dhe kanosje. Aleksander Koleta, 52 vjec, banues ne lagjen "Pavaresia" dhe Afrim S., kane qene duke diskutuar per ceshtje private, ndersa debati ka degjeneruar deri ne perleshje. Koleta ka nxjerre armen e sherbimit, automatik "Kallashnikov" dhe ka kanosur kundershtarin, pasi e kishte keqtrajtuar me pare se bashku me dy persona te tjere te aferm te tij. Koleta ka qene i shoqeruar nga vellai dhe nipi i tij. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:30 te dites se djeshme, aty ku Koleta ishte ne sherbim, prane nje banke private. Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka shoqeruar ne komisariat te dy personat e perfshire ne incident, duke thene se ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta. I demtuari eshte derguar ne spital ku dhe ka marre mjekimin e nevojshem.

O. H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›