Reforma zgjedhore, komisioni miraton pjesën administrative

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, përfaqësuesi i PS-së, eksperti Bledar Çuçi tha se u miratuan ato nene të kodit zgjedhor për të cilat ka pasur dakordësi. "Sot kaluam me konsensus kapitullin e ankimit administrativ, kapitullin e ankimimit gjyqësor, si dhe nenet për të cilat është rënë dakord. Ndërsa, ende nuk është miratuar pjesa ankimore që lidhet me problemet më sensitive, që kanë të bëjnë me barazinë e palëve në procesin administrativ".
Eksperti i PS-së shtoi se bashkëkryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri propozoi një seancë dëgjimore me partitë e vogla për ditën e hënë, për të paraqitur kërkesat e tyre për reformën zgjedhore, por ky propozim nuk u pranua nga bashkëkryetari demokrat, Ilir Rusmali. Ky i fundit i kërkoi ekspertëve që të eksplorojnë dhe njëherë mbi kërkesat e partive të vogla dhe t'i sjellin për diskutim në komision.
Kryetari i Partisë Republikane(PR), Fatmir Mediu tha të enjten se "Ne i kemi përcjellë propozimet konkrete pranë komisionit dhe sot morëm një përgjigje që ekspertët do të shqyrtojnë kërkesat tona dhe më pas do të shikohen procedurat më tej me partitë politike, që kanë sjellë propozimet. Shpresojmë të mos përjashtohet kurrkush nga diskutimi, aq më tepër forcat parlamentare dhe jo parlamentare, të cilat kanë të drejtë të kenë zërin e tyre për reformën", theksoi kryetari republikan.
Mediu kujtoi se kërkesat e partive të vogla lidhen me përllogaritjen e mandateve, korrektimin e sistemit elektoral, vëzhgimin e zgjedhjeve etj.
Të dyja palët shprehen se nëse “kundërshtari” politik do të ketë vullnet, reforma zgjedhore mund të përmbyllet brenda afatit të caktuar nga parlamenti, më 12 Korrik./Start/
2012-07-05 15:02