E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla nis më 10 shtator

"Në shkollat e arsimit bazë  të sistemit arsimor parauniversitar, semestri i parë do të nisë më 10 shtator dhe do të përfundojë më 23 janar 2013, ndërsa semestri i dytë do të fillojë më 28 janar të vitit 2013.

Periudha e parë e pushimeve nis më 24 dhjetor 2012 dhe mbarojnë më 6 janar 2013, ndërsa periudha e dytë e pushimeve fillojnë më 27 mars 2013 dhe mbarojnë më 31 mars 2013.

Për nxënësit e klasave të IX-ta provimet e Lirimit do të zhvillohen në periudhën 10 - 23 qershor 2013. 

Edhe për shkollat e mesme, viti shkollor do të nisë më 10 shtator dhe do të mbarojë më 14 qershor 2013.

Matura është përcaktuar në periudhën 24 maj – 30 qershor 2013.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës./Start/

                                                                                             2012-07-05 15:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›