Reforma zgjedhore, kyçi që ndal tranzicionin
Dihet se këto ditë është duke përfunduar Reforma Zgjedhore në Komisionin e Posaçëm Parlamentar. Duket se PD e ka lënë të hapur
mundësinë që ajo më së paku, të mos ketë 4 anëtarë, duke vendosur një përcaktim evaziv për çështjen e zgjedhjes së Kryetarit të KQZ-së, gjoja me konkurs në një kohë të mëvonshme, me të drejtë përsëritjeje të mandatit katërvjeçar. Kjo pritje për emrin e tij ka lidhje me forcën politike që do t’i ndizet semafori jeshil për katër vitet e ardhme nga Brukseli, Londra dhe Uashingtoni. Animi i këtij Komisioni natyrisht që tregon se nga do anojnë ndërkombëtarët dhe zgjedhjet e 2013-ës. Berisha e di mirë se ç’do të thotë kërkesa e këtyre të fundit për të hequr duart nga mazhoranca e Komisionit. Kryetari i KQZ-së është një nyje nevralgjike, një plexus që cenon shumë interesa në axhendën e përfaqësuesve të Elitës botërore në Tiranë, të cilët zakonisht harmonizohen në të ashtuquajturën trojka + SHBA në lidhje me qeveritë, në shtimin apo pakësimin e instrumenteve të saj qeverisëse sipas axhendës së regresit, stanjacionit, apo stabilitetit e zhvillimit të Shqipërisë duke ditur edhe ndikimin e saj jo edhe aq të vogël në stabilizimin e Rajonit të të gjithë Ballkanit dhe ndoshta edhe Evropës. Ndonjë skeptiku ia ripërsëris, po, po, edhe të Evropës, pasi shqiptarët ndikojnë në qetësinë e Ballkanit, - paradhomës së Evropës!
Pa u larguar nga tema, duhet thënë se në politikën e sotme, fatkeqësisht, vazhdojnë të ndikojnë disa liderë të dalë nga PPSH dhe e majta dhe që kanë ikonë së bashku “Konferencën e Pezës”, Ramizin, Jugosllavinë dhe sllavët të cilët kanë si qëllim të na shfarosin si komb. Të tillë janë Berisha, Rama, Meta dhe Nano. Këta i kushtojnë shumë rëndësi Kodit Zgjedhor. Pranë tyre mbajnë ca politikanë diabolikë po të majtë të cilët interesohen vazhdimisht pa fjetur kurrë gjumë që nëpërmjet restaurimeve të ndryshme të Kodeve në këto 20 vjet të mos e lënë të rrëshqasë pushteti i tyre punist nga krahu i elitave të vjetra antikomuniste të eliminuara 50 vjet para. Manifesti i tyre është manifesti gorbaçovian i Katovicës. Kësisoj është ish-elita komuniste ajo që vazhdon e sundon, që i plaçkit shqiptarët, që i detyron këta si skllevër të saj të marrin arratinë e të gjejnë si rrugë shpëtimi emigracionin dhe kalimin në diasporë, që e ka lënë Shqipërinë pa shtresë të mesme; është kjo elitë e kuqe që në çdo 100 njerëz katër ish- komunistë të saj zotërojnë sa për 60 persona dhe ku 96 personat e tjerë jo komunistë mbetet aq sa duhet të zotëronin 40 persona nga pasuria kombëtare financiare, që i detyron fëmijët të mos shkojnë në shkolla të pashoqëruar nga prindërit se i rrëmbejnë ose grabisin banditët, që nuk lejon të ndërtohen rrugë, sheshe pushimi për fëmijë e pensionistë apo shkolla, që nuk lejon të zhvillohet nga ethet e makutërisë dhe korrupsionit niveli i arsimit, që nuk ecën në një hap me interesat e të gjithë shqiptarëve në rajon; është kjo elitë e kuqe e Berishës që e ul kurrizin para fqinjëve duke u dhuruar atyre tokë, qiell dhe det, për të qëndruar pak më shumë në pushtet, që të mbushë xhepat me ca pare më shumë në kurriz të shumicës absolute të shqiptarëve dhe interesave të tyre duke vjedhur nga evazioni tatimor, doganor dhe nga fondet e investimit në Buxhet. Dikush mund të pyesë me naivitet se ç’lidhje ka ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe ndryshimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me ruajtjen e pushtetit nga ish- komunistët berishianë dhe atyre forcave e politikanëve që vijnë nga PPSH, me nivelin ekonomiko-politik të vendit, me rendin, me politikat fiskale dhe doganore, me gjendjen e institucioneve, etj. Unë ju them: Po! Ka shumë dhe është shumë vendimtar. Nëpërmjet manovrimeve në Kodin Zgjedhor bëhet gjithë manovrimi i pushtetit të dy krahëve të ish- komunistëve. Nëpërmjet tij bëhen nul në frute konkrete në përfaqësim në Kuvend të qindra e mijëra votave të hedhura për forcat e vogla konkurruese politike të cilat së bashku shkojnë në mbi 30% të votave të hedhura në kuti, pasi dy ‘të mëdhatë’ marrin së bashku jo më shumë se 70-75% në rastet më të mira dhe, me këtë kod ato vjedhin votat e partive të tjera duke marrë gjithsej de facto rreth 98% të vendeve në Kuvend, çka e përkthyer me deputetë do të thotë se ato vjedhin me këtë sistem elektoral antidemokratik rreth 30-35 mandate. Natyrisht që sistemi demokratik duhet të ketë një ekuilibër midis demokracisë dhe stabilitetit institucional dhe këtë të fundit e trondit shumë diversifikimi i madh, por mund të gjenden mekanizma të tjera që t’i vendosin këto ekuilibra, siç është rritja e pragut elektoral për partitë dhe për koalicionet, instrument ky që frenon anarshinë dhe rrit kohezionin, si një e mesme e artë e cila frenon edhe abuzimin e dy liderëve absolutë. Madje me këtë sistem të papërshtatshëm ka rënë edhe demokracia në dy partitë e mëdha, liderët e të cilave bëhen arrogantë duke pasur në dorë të ardhmen e çdo politikani nëpërmjet mos/vendosjes së emrit në listë. Madje përdorimi i listës partiake ishte marifeti i Ramës për të futur emra të tillë në Kuvend si I.Gjoni, pinjollë të nomenklaturës së lartë komuniste, të cilët ishin refuzuar me sistemin mazhoritar për të qenë përfaqësues të tyre në vendin e origjinës familjare, çka tregon se elektorati nuk e do elitën e kuqe; por kjo elitë përdor çdo dredhi për të mbrojtur pushtetin.
Ja, të shohim se kush janë sejmenët e Berishës që hartojnë dhe sofistikojnë Kodin Zgjedhor teknikisht: Emra me origjinë nga komunistët si Ilir Çajup Rusmali, apo emra pinjollësh të baballarëve komunistë që për ideal kanë vrarë edhe babanë e tyre sepse ata nuk pajtoheshin me idetë e fëmijëve ose thënë ndryshe nga familje të besuara “agamemnonësh” që i kryenin vrasjet e prindërve për motivet e mbrojtjes së idealit komunist. Nuk besoj se mund të ketë motive më të tmerrshme se sa raste të tilla që ndonjë ‘eskil’ shqiptar të mund të gjente shtratin e tragjedive të veta të padëgjuara, personazhe të të cilave do të ndodheshin fare pranë zotit Berisha. Një aradhë e majtë nga origjina me emra si Oert Bylykbashi, Viktor Gumi etj, përbëjnë së bashku me dhëndrin e Ilo Bodecit (I.Rusmalin), ish-drejtuesit të lartë të Sigurimit të Shtetit, treshen më të fortë nga ana e PD-së që përpiqet teknikisht ta mbajë pushtetin me manovra nga më të ndryshmet në dorën e tyre, ose ta çojë pushtetin në dorën e homologes së tyre, PS-së. Nga ana tjetër s’ka nevojë të themi që teknicienët e PS-së i shërbejnë elitës së komunistëve se kjo tashmë është një aksiomë që s’ka nevojë për vërtetim.
Duke parë se ka liderë të korruptuar në drejtim të partive të vogla të cilët më së shumti dalin për show për sa i përket rishikimit të Kodit, sikur u dhimbset demokracia dhe numërimi i drejtë i votës, të cilët në fakt prej korrupsionit dhe dosjeve të tyre janë si ato delet që sa iu fishkëllen një herë ‘çobani’ Berisha ose Rama, ata s’ndihen dhe nuk shqetësohen për demokracinë dhe elektoratin, por shikojnë vetëm rehatinë e bythës së tyre duke hyrë personalisht në listën e partive të mëdha dhe duke mashtruar gjithë partinë e elektoratin e tyre se nuk kishin rrugë tjetër. Ata, as kur qeverisin dhe as kur janë në koalicion në opozitë nuk bëjnë kontratë me kryeministrin apo partinë e madhe, ku të merren angazhime reciproke e konsensuale politike dhe ekonomike mbi baza programore, por bazohen vetëm në ca vende pune të rehatshme për ca arrivistë që kanë rreth e rrotull. Fjala shtet ligjor dhe prosperitet për elektoratin e tyre specifik nuk zë vend në prioritetet e tyre gjatë mandatit qeverisës. Ideali i tyre është thjesht ta kenë mirë me kreun e mazhorancës apo të opozitës dhe përshtypja e mirë ndaj tyre nëpërmjet servilizmit, thjesht dhe vetëm për përfitime maksimale personale nëpërmjet rrugës së krimit.
Nëse këta liderë e kanë seriozisht me mbledhjet e tyre për ndryshimin e Kodit në drejtimin proporcional, ku mundësitë nga një qëndrim i ashpër janë që të ketë një korrektim me 25-30 vende ose votimi të jetë kombëtar proporcional, natyrisht duke ngritur edhe pak pragun elektoral, për këtë ata duhet vetëm që të mos flasin me zë të hollë dhe të dridhur. Këtu duhet të ndihet sidomos zëri i Topit dhe Metës. I pari, prej formatit dhe pretendimeve reale për ndryshimin e gjendjes së mjerë dhe i dyti, për shkak të ambicieve të mëdha dhe mundësive financiare të larta për fushatë. Ata duhet të kërkojnë me forcë numërimin drejt të çdo vote të qytetarëve. Disa nga pikat e panegociueshme që ata duhet t’i dërgojnë PD, PS, OSBE-ODIHR-it dhe Dan mashtrues Redfordit, trojkës europiane, ambasadës së SHBA në Tiranë dhe ambasadorëve të tjerë, mund të jenë disa pika të forta të panegociueshme dhe kërcënimi me bojkot, në të kundërt, si: 1) të hiqet dorë nga numërimi me komisionerë partiakë (të kërkohet numërim elektronik ose/dhe me komisionerë nga pjesë e administratës publike, arsimi, mjekësia shtetërore, nga dhoma e avokatisë dhe e profesioneve të tjera të pavarura e me shkollë të lartë, etj); 2) Kodi të korrektohet me 25-30 vende; 3) KQZ të mos jetë politike por të gjendet një formulë tjetër e kompozimit të saj, ku peshën kryesore të propozimeve dhe emërimeve ta mbajë Presidenti, forumet e larta të gjyqtarëve, etj.
Nëse partitë e vogla vazhdojnë të dëfrejnë në plazh, Berisha, ujku i vjetër dhe mandatari i Ramizit e Bujar Hoxhës do përpiqet ta çojë stafetën te burimi që ia dha pushtetin, nëse ndërkombëtarët do t’i thonë ‘largohu’. Në fakt Berisha po pret dritën jeshile për një mandat të tretë dhe zgjedhja e Kryetarit të KQZ-së do të tregojë se nga do synohet të shkojë pushteti. Por nëse partitë e reja dhe ato të voglat do të flasin fort, mos mendohet se dy të mëdhatë dhe ndërkombëtarët do të shkojnë në zgjedhje pa to. Madje edhe nëse guxojnë ta bëjnë këtë hap fatal për demokracinë, shumë shpejt, rendi kushtetues do të dobësohet, shteti ligjor do të shkërmoqet dhe rrëzimi i qeverisë së ardhme do të jetë i zhurmshëm dhe aspak lavdimadh. Më mirë të ndodhë kështu dhe sistemi të ketë një operacion kardiak të fortë, se sa të vazhdojmë të gënjejmë veten me të djathtë dhe të majtë, kur dihet se në Shqipëri ka vetëm një elitë të kuqe që qeveris qysh më 28 Nëndor ’44 e deri më sot, elitë e cila themelin e saj në sistemin e sotëm politik e ka te Kodi Zgjedhor dhe ndarja e zonave zgjedhore.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)