Urban pazar!
Fenomeni “transport urban” në Shqipëri, prej kohësh gëlon si një çështje “urban pazari” që në vend të pakësojë hallet dhe kusuret e qytetarëve, i shton e shumon, me apo pa arsye. Këto ditë është risjellë në vëmendje edhe njëherë rritja e çmimit të transportit urban në Tiranë, duke u trumbetuar ky ndryshim më shumë politikisht, sesa qytetarisht. Ky nuk është i vetmi problem për transportin urban, as i pari dhe as i fundit. Madje as rrezja e këndvështrimit nuk vlen të jetë kaq e ngushtë, sepse ka dhjetëra zona të tjera Shqipëria ku nuk vepron as rregulli urban, as ligji i shtetit, që përcakton sjelljen e mjetit dhe të njerëzve që e menaxhojnë atë, përballë konsumatorit.
Ka shumë probleme të transportit, të evidentuara prej kohësh dhe që për fat të keq mbeten në nivelin e konstatimit të problemit dhe disa këqyrjeve të rastit. Pikë së pari, mungon shërbimi “i kulturuar, i pastër dhe plot siguri”. Ky duhet të ishte slogani i transportit urban dhe ndërurban në Shqipëri. Për fat të keq, asnjëri prej elementëve të “trinisë urbane” shqiptare nuk funksionon siç duhet, por thjesht një shërbim skandaloz, abuziv, tmerrues dhe antiqytetar. Më shumë është për të ardhur keq mënyra e këndvështrimit. Kompanitë kanë probleme serioze dhe të mirëkuptueshme me naftën dhe çmimin e saj, me gjobat e njëpasnjëshme dhe hutuese, me taksat e larta dhe rritjen e pagesave kundrejt kompanive të sigurimit. Plus shërbimin e faturinove, por ky është një problem administrativ i brendshëm i kompanive dhe jo i qytetarëve dhe mbi të gjitha, kohët e fundit këtyre kompanive duket se iu është ulur fitimi, prandaj përdorin skemën e gjoja falimentimit për të maksimizuar të ardhurat, në kurriz të qytetarëve. Megjithatë, në kapitalizëm, privati këtë qëllim ka, fitimin, jo qytetarin dhe mirëqenien e tij. Sidoqoftë, në këtë pyll të dendur fitimtarësh dhe viktimash ka një rregullator dhe ai është ligji, që si gjithmonë tek ne ekziston, por nuk zbatohet. Atëherë çfarë duhet të bëjmë? Të nënshtrohemi? Të paguajmë haraçet e të tjerëve dhe të heshtim tani e përgjithmonë?
Transporti publik qytetas ka nevojë për disa politika të reja për të përmirësuar këtë gjendje skandaloze. Lehtësitë në politikat fiskale dhe inkurajimi i naftës pa akcizë për transportin publik, janë dy elementët që mund t’iu shërbehen kompanive për “t’iu mbyllur gojën” halleve të tyre. Ndërsa për qytetarët, ka të tjera mënyra shërbimi. Më saktë, dy: Së pari, i gjithë transporti urban të kontrollohet nga shteti me të gjitha kapacitetet dhe standardet europiane, kurse varianti i dytë është ky, i ndarë në tre ide:
- Linjat e transportit urban nuk duhet të jenë më monopol i një firme private, por të liberalizohen.
- Licencën për transport urban ta marrin vetëm ato firma që kanë çmimin e biletës më të ulët dhe kushtet më të mira për urbanët.
- Në shërbimin urban të lejohen të gjitha tipat e automjeteve.
Këto rrugë do të ishin nisja e vërtetë e luftës kundër informalitetit dhe abuzimeve të rënda financiare ndaj qytetarit të robtuar dhe të pafuqishëm as për të ngritur zërin. Së paku, nuk do të kishim as autobusë të mbipopulluar që ecin shumë avash dhe bëjnë ndalesa të shumta, nuk do të provonim më as vonesa 30-minutëshe nga njëri stacion tek tjetri. Kështu nisin ndryshimet, nga gjërat më të thjeshta, se për të shkuar tek të komplikuarat, duhet ca kohë dhe durim.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)