E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, nesër diskutohet për KQZ- në

Tiranë- Komisioni i Reformës Zgjedhore ka përfunduar punimet për ditën e sotme dhe janë arritur disa marrëveshje të rëndësishme.

Pas përfundimit të mbledhjes socialist i Komisionit, Bledar Çuçi në një deklaratë për mediat u shpreh se janë miratuar disa nga propozimet e OSBE- së, sicc është regjistrimin e subjekteve zgjedhore, fushatën, financimin e partive, dhe kuaotat gjinore, ndërsa nesër do të diskutohet për funksionimin e KQZ- së.

Nesër kemi një takim tjetër dhe do jemi të impenjuar bashkë me bashkëkryearët për cështje që janë të nxehta dhe të ngeluara, lidhur me administratën zgjedhore dhe ankiminin e palëve. Nesër sic thashë është ditë punë dhe do diskutohen cështjet në frymën e sugjerimeve, cështje që kanë të bëjnë me përdorimin e teknologjisë dhe mënyrën e numërimit. Nuk e di nëse do ketë shtyrje afati. Kemi konsensus konsensus, madje palët kanë miratuar për teknologjinë dhe përdorimin e paisjeve për numërimin, por do rishikojmë dhe një herë me frymën e OSBE. Pra nesër do diskutohet për administratën zgjedhore dhe ankimimin e palëve,- tha Çuçi.

Githashtu po nesër pritet të diskutohet edhe për teknologjinë në qendrat e votimit, pasi vetëm pak ditë më parë vëzhguesit e ODHIR kërkuan që votat të mos numërohen elektronikisht pasi duhet më tepër praktikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›