E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca për Holokaustin, Berisha: Zogu hapi dyert për hebrenjtë

TIRANE- Kuvendi mbajti sot një seancë të vecantë në nderim të Holokastit. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli përshëndeti seancën duke theksuar se përballë urrejtjes ndaj hebrenjve, populli shqiptar tregoi një faqe tjetër, dashurinë.

“Zhdukja e hebrenjve ishte një nga mizoritë më të mëdha, më të egër që ka njohur njerëzimi, Ndaj quhet Dita e Kujtesës. Sot në këtë seancë të vecantë plenare takohemi për kujtesën. Ata që nuk jetuan në atë periudhë nuk mund ta kujtojnë kurrë Ditën e Kujtesës, nuk mund ta kuptojnë kurrë urrejtjen që ekzistonte ndaj hebrenjve. Por ne me anë të një dokumentari filmik do tregojmë sot një faqe tjetër përballë urrejtjes, atë të dashurisë. Dashurinë që populli shqiptar pati për hebrenjtë. Ndaj të jemi krenarë për gjyshërit tanë që mbrojtën hebrenjtë”. 

Gjatë fjalës së tij kryeministri Berisha e quajti Holokaustin, si aktin më barbar në memorien e qytetërimit.
“Holokausti nuk mund të ndodhte nëse fqinjët nuk do i ushqenin makineritë nazist me spiunimet e qënieve të pafajshme. Më të këqijat e kësaj toke janë diktaturat sepse ato burrat e gratë të njerëzishme i shndërrojnë në të c’njerëzishëm. Janë ato të cilat zgjojnë demojnë, nga subkoshiencat njerëzore dhe i bëjnë të ndërmarrin akte dhe barbaritë më të mëdha”,- u shpreh Berisha. 

Duke përkujtuar me nderim miliona viktimat e Holokausit (fëmijë, burra, gra, të moshuar), të cilët sipas kryeministrit kishin fajin e vetëm se ishin hebrenj, Berisha nënvizoi se Ahmet Zogu ishte shtetari i parë shqipar, i cili me hapjen e kufije ndihmoi qindra hebrenj, traditë që sipas tij e vijuan edhe shqiptarë të tjerë. 

“Holokausti pati mbi 6 milion viktima ndaj dhe nderimi i parë shkon tek të gjithë ata burra, gra, fëmijë, të moshuar, të sapolindur dhe të palindur që u flijuan për fajin e vetëm se i përkisnin etnisë cifute. Sot ditë nderimi, së pari për Ahmet Zogu, i cili ishte shtetari i vetëm se nuk mbylli dyert dhe kufjtë për hebrejtë, i hapi kufijtë për të bërë atë që mund të bënte mbreti i vendit më të varfër të Euopës. Shqiptarët shpëtuan mbi 2 mijë hebrenj”,- deklaroi Berisha.
(d.b/el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›