E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet paniku në Athinë, 17 prostituta me AIDS

ATHINE - Sot shkoi në 17, numri i prostitutave që u gjetën pozitive në testin për virusin vdekjeprurës. Publikohen fotot e prostitutave me AIDS, me qëllim që personat të cilët kanë frekuentuar shtëpitë publike, t’i identifikojnë dhe nëse kanë qenë klientë të tyre, t’i drejtohen urgjentisht mjekut për teste dhe analiza. 

Autoritetet shëndetësore  janë të shqetëssuara, pasi numri i personave që kanë kontaktuar me to, duhet të jetë shumë i madh. Drejtoresha e Qendrës së Parandalimit të Sëmundjeve tha se është mbi 2000 numri i telefonatave të mbërritura në Qendër, kryesisht nga të rinjtë, të cilëve iu janë ofruar linja telefonike për informacione anonime dhe konfidenciale.

Ndërkaq prostituta ruse, 22 vjeçarja Tatiana Bukhtoyarova, e cila akuzohet se kishte kryer kontakt seksual me 700 persona pa mjete mbrojtëse, edhe pse ishte në dijeni të sëmundjes, nuk e ka pranuar këtë fakt. "Unë nuk e dija se kisha SIDA. Për të kam mësuar, kur u arrestova. Ndihem mirë dhe nuk kam asnjë simptomë", ka thënë 22 vjeçarja, që tani ndodhet në burgun e Koridhalos.

Nga analizat dhe testet që kanë kryer 70 nga klientët e saj, 3 prej tyre rezultuan pozitivë. Policia greke publikoi fotot e 22 vjeçares, me qëllim që të ndihmojë të gjithë personat që kanë frekuentuar shtëpitë publike, ta identifikojë dhe nëse kanë qenë klientë të saj, t’i drejtohen urgjentisht mjekut për teste dhe analiza.

(Fotot në linkun më poshtë) 

Lidhje te tjera FOTO: Policia greke publikon fotot e prostitutave të diagnostikuara me AIDS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›