E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolorado, 11 mijë të evakuuar nga zjarret e pyjeve

Zjarret në pyjet e Kolorados, SHBA, të cilat kanë shkatërruar deri tani mbi 270 shtëpi dhe po i afrohen me shpejtësi zonave të banuara, kanë nxitur evakuimin e mbi 11 mijë personave nga Kolorado Springs dhe disa qytete të tjera. Në shtetin fqinj, Utah, për shkak të zjarreve janë evakuuar 2500 persona. Autoritetet amerikane urdhëruan braktisjen e Grin Mauntain Fols, parkut Çipita dhe Kakejd, për shkak të zjarreve të pakontrolluara. Zjarrfikësit po tentojnë që të lokalizojnë edhe një zjarr të madh në perëndim të vendit, në Fort Kolins. Gjithsej janë mbi 20 vatra të mëdha zjarri, që kanë shkaktuar panik dhe dëme natyrore në këto shtete.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›