Reforma zgjedhore, sot tryeza e 23 partive, mungon Meta-Berisha
TIRANE- 23 parti parlamentare ose jo, do të mblidhen sot në një tryezë të përbashkët për reformën zgjedhore. Nisma për zhvillimin e kësaj tryeze është marrë nga aleatët e vegjël të socialistëve, të cilët më shumë se sa aleatët e PD-së janë të shqetësuar në lidhje me qëndrimin jo shumë të vendosur të PS-së për të çuar deri në fund porositë e tyre për korrigjim të sistemit zgjedhor.
Në tryezë janë ftuar edhe kryetarët e dy partive të mëdha. Kryetari socialist, Edi Rama mësohet se do të jetë i pranishëm. Ndërsa kryeministri Berisha bëri dje të ditur se do të mungojë për shkak se do të marrë pjesë në inagurimin e fillimit të punimeve të autostradës Tiranës-Elbasan. Ndërkohë burime zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim konfirmuan dje për “Gazeta Shqiptare” se në kësaj tryze do t’i mungojë edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta.
“Forca jonë politike për shkak të axhendës së ngarkuar të kryetarit do të përfaqësohet në këtë tryezë me nënkryetarin e LSI-së, njëherazi numrin dy të qeverisë, z.Edmond Haxhinasto”, u shprehën për “GSH” burime zyrtare të kësaj force politike.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)