Tuneli në Elbasan, Banorët: S'e japim tokën për 300 lekë
ELBASAN - Banorët e komunës Bërzhitë janë shprehur kundër çmimit që qeveria u ka dhënë për kompensimin të pronave të tyre që do të prishen për shkak të ndërtimit të tunelit Tiranë- Elbasan.
Në një protestë, të organizuar dje ata theksojnë se çmimi prej 300 lekësh për metër katror është tejet qesharak, ndërkohë që shumë nga ata pronarë tokash që preken nga ky ndërtim nuk figurojnë në listën e të dëmshpërblyerve. "300 lekë janë poshtëri, është marrje nëpër këmbë e dinjitetit.
Çmimi i tregut është 800 lekë, të na jepet të paktën 500 lekë për tokën", - thotë një banorë, pjesë e kësaj proteste. Disa të tjerë theksojnë se, këtë kompensim ata duhej ta merrnin pa filluar ende punimet, por punimet kanë filluar dhe ata s'kanë marrë asnjë lek.
"Këtu në tokë do të vdesim të gjithë. Mua më ikin 2 dynym tokë. Këtu do të vdes në tokën time", - theksoi dje një banor.
(ma.ar/BalkanWeb)