Ambasadori italian, Gaiani: Zgjedhja e Presidentit të mos bllokojë procesin e integrimit

“Procesi i zgjedhjes së kreut të shtetit të mos shërbejë si mjet për zvarritjen e perspektivës së integrimit”. Kështu u shpreh sot ambasadori i Italisë në vendin tonë, Massimo Gaiani i cili ka komentuar debatin politik dhe mediatik, për presidentin e ri. Ambasadori Gaiani theksoi se autoriteti që do të drejtoj shtetin shqiptar duhet të ketë konsensusin e partive politike dhe kjo do ta ndihmonte Shqipërinë në rrugën integruese në Bashkimin Europian.
Deklaratat e tij ambasadori italian i bëri nga Vlora ku zhvilloi një vizitë tre ditore duke zhvillular takime me autoritetet lokale, në prag të sezonit turistik. Për moratoriumin e skafeve, Gaiani tha se ka një tendencë në Shqipëri për ta ndryshuar ligjin, por edhe në këtë rast duhet zgjedhur mënyra më e mirë. Sipas tij, duhet ushtruar cdo mjet për parandalimin e trafiqeve mes Shqipërisë dhe Italisë.
Gjithashtu, ambasadori Gaiani ka komentuar edhe projektin e gazësjellësit TAP që përshkron Shqipërinë. Ai tha se vendi i tij e shikon si të favorshme burimet e energjisë, por duke iu përshtatur edhe tregut.