Milani ndalet nga Bolonja, tifozët bllokojnë Xhenoan
ITALI- Milani ka bërë një tjetër ndalesë në kampionat, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bolonjës në "San Siro". Kuqezinjtë janë parë një ekip i lodhur në fushë edhe pse kishin dy javë që nuk luanin.
Gaston Ramirez kaloi Bolonjën në avantazh në pjesën e parë, pas një gabimi të mbrojtjes, ndërkohë që në të dytën, anësori anuloi një gol mëse të rregullt të Ibrahimoviç. Në fund, edhe pse me 10 vetë për shkak të kartonit të kuq të Bonerës, Milani barazoi me Ibrën. Ndërkohë, çudia e ndeshjeve të djeshme ka qenë sfida mes Xhenoas e Sienës.
Pasi miqtë e çuan takimin në 4-0, tifozët vendas kanë kaluar në akte dhune, duke hedhur fishekzjarrë e tymues dhe duke kaluar në fushë. Ndeshja u ndërpre për 50 minuta dhe në fund mbaroi 1-4 për Sienën.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)