Berisha ne Universitetin e Arteve Artistet krenaria kombetare
Kryeministri Berisha ishte dje i pranishem ne ceremonine festive te organizuar per nder te themelimit te 45-vjetorit te Akademise se Arteve. Ne fjalen e mbajtur gjate festes ai shprehu mirenjohjen per te gjithe artistet shqiptare per kontributin e jashtezakonshem ne pasurimin e kultures shqiptare forcimin e identitetit dhe krenarise kombetare.Njelloj si bleta qe mbledh nektarin me te mire per te krijuar produktin e saj unik ne univers - u shpreh Kryeministri - edhe artisti mbledh nektarin e ndjenjave me fine per te kuruar shpirtin per te kuruar identitetin e kombit te vet.
Kreu i qeverise Berisha siguroi trupen akademike dhe komunitetin e artit ne pergjithesi se mbeshtetja e qeverise do te jete e vazhdueshme. Ai ftoi te gjithe artistet qe te behen pjese e kremtimit te 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise nepermjet derdhjes ne vepra te ndjenjave me te mira ndaj vendit.
45-vjetori i themelimit te Akademise se Arteve sot Universiteti i Arteve perkoi me nje tjeter date shume te rendesishme per shqiptaret. Kryeministri shprehu urimet per kete 15 dhjetor qe shenon edhe njevjetorin e levizjes se lire pa viza te qytetareve shqiptare ne Evrope si nje arritje e madhe per artistet te rinjte per te gjithe shqiptaret.
Ne fjalen e tij Berisha i cilesoi artistet si pjese te krenarise kombetare dhe me nje rol kryesor te jashtezakonshem ne jeten e nje vendi. Ai tha se universiteti ne keta 45 vjet ka nxjerre kolose te medhenj ne te gjitha artet artet pamore artet e bukura artet skenike ne te gjitha zhanret. Por - vazhdoi kreu i qeverise - keto 20 vitet e fundit jo me perkrahjen e merituar por serish ia keni dale te perfaqesoni me dinjitetin me te madh kulturen artin shpirtin e ketij vendi. Ia keni dale si krijues e artiste te lire te pasuroni ne menyren me te shpejte galerine thesaret e medha te artit shqiptar.
Kryeministri Berisha u beri nje thirrje edhe institucioneve vendore qe te forcojne bashkepunimin me Universitetin e Arteve sepse ne cdo qytet dhe territor shqiptar ka talente te cilat duhen evidentuar. Ne te njejten kohe ai theksoi rendesine e bashkepunimit shkembimit te eksperiences dhe mbajtjes se kontakteve mes artisteve shqiptare qe jetojne dhe punojne jashte vendit me artiset e rinj qe dalin nga Universiteti i Arteve.