E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Gjata Prioritet percaktimi i komisionereve dhe administrimi i zonave

Pas nisjes nga puna te Komisionit te Reformes Zgjedhore dhe paraqitjes se propozimeve nga ana e partive te vogla ish-kreu i KQZ-se Clirim Gjata deklaroi dje se nje nder prioritetet e komisionit duhet te jete percaktimi i komisionereve ne 66 zonat zgjedhore dhe 5000 qendrat e votimit. Nuk eshte problemi te KQZ-ja. Per mua te filloje menjehere puna me KQZ-ne domethene me riformatimin apo cfare menyre do te zgjedhin kjo ska pike rendesie. Ceshtja eshte se si do te administrohen ato 5 mije qendra votimi. Me cfare komisioneresh Si do te administrohen ato 66 zona zgjedhore Me cfare komisioneresh Duke e shumezuar kete me 5 grupe numerimi. Pra gjithe kjo ushtri e komisionereve. Pra cfare koncepti do te fusim aty Duhet te riformatojme konceptin se si do te administrojme voten. Qofte edhe me makina. Kush do te jene ata qe do kontrollojne makinat Duhet te fusim nepunesit shteterore pergjegjes per ceshtjet zgjedhore jo me partite. Po u larguan partite nga zgjedhjet po u orientua procesi ankimor drejt gjykates duke shmangur KQZ-ne mendoj se gjerat do te jene te zgjidhura - tha Gjata per AS. Me tej ish-kreu i KQZ-se komentoi edhe nje nder kerkesat e OSBE-ODIHR-it ne raportin e fundit te tyre per reformatimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ku theksoi se duhet reformuar koncepti sesi duhet administruar vota. Problemi duhet te qendroje tek ajo se sa vullnet do te kete ta ekzekutojne kete kod qe do te dale nga kjo reforme. Si do te arrihet ekzekutimi ne kuptimin e realizimit te zgjedhjeve te lira e te ndershme por mbi te gjitha pritet te shohim cili do te jete vullneti per te pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Gjithmone aty kemi ngecur - deklaroi Gjata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›