U plagos në Tragjedinë e Himarës, del nga koma Florije Peci

Sipas bluzave të bardha të spitalit austriak, ku ajo është e shtruar, truri i saj ka reaguar pozitivisht pas testeve të bëra, pas plot 44 ditësh në koma.
Peci pas përmendjes ka komunikuar me familjarët e saj duke dhënë shenja të një shëndeti mendor të pacënuar, ndërkohë që pritet transportimi i saj në një tjetër spital në Austri, për një rikuperim më të plotë fizik.
Tre ditë pas aksidentit tragjik, Florije Peci u transportua për në Austri së bashku me Eriselda Gubere, të dyja në koma. Gubere doli nga koma më 15 qershor ndërsa Peci u zgjua vetëm mbrëmjen e djeshme.
Në aksidentin e Himarës, humbën jetën 13 persona./Start/
2012-07-03 15:42