E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat Ruci U shkelen afatet. Patozi PS serish bllokuese

Kuvendi nisi punimet parlamentare më një minutë heshtje për 13 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik të Himarës. Por kjo heshtje dhe kjo qetësi zgjati vetëm për ka pak, pasi mënjeherë nisi debati mes palëve. Ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi ai i cili, i cili pasi kërkoi që të dalin përgjegjësit e këtij aksidenti, nuk ngurroi të lidhë një situatë të tillë me vonesat për hartimin e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare. 
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i homologut të tij demokrat Patozi, i cili kërkoi nga ligjvënësit socialistë të mos përdorin si pretekst tragjedinë, dhe t’i hapin rrugë plotësimit të reformave. 
“Ka një aksiomë të gjithë pranuar. Në manualet më normale të kriminalistikës botërore thuhet se kur nodh një ngjarje pyetja e parë që ndodh është kush përfiton. Mazhoranca i ka votat për të zgjedhur presidentin edhe e vetme, por jo për reformën zgjedhore e parlamentare. Opozita nuk i ka votat për të zgjedhur presidentin e vetme, por i ka për të bllokuar dy reformat prandaj nuk e zbatojmë dot sugjerimin e zotit Fyle”, u shpreh kreu i ligjvënësve demokratë, Astrit Patozi. 
Sipas tij, debati ka ardhur në këtë pikë në mënyrë që dëshirat e socialistëve për zgjedhjen e presidentit t'i nxjerrin në këtë sallë.

“Po ua bëj sfidën sot. Të voptojmë bashkarisht çështjet e miratuara në reformë zgjedhore, dhe pasi t'i kemi miratuar ato të kemi dhënë ljamin pozitiv se nuk kemi dështuar. Çështjet e mbetura t’i debatojmë dhe t’i zgjedhim sa jemi brenda kohës, por ju nuk doni se ju kanë zënë ethet e zgjedhjes së presidentit. Ne nuk e kemi këtë problem. Por duam një president që t'i shkojë 100 vjetorit të Pavarësisë”, nënvizoi Patozi, gjatë fjalës së tij. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›