Nishani takon Jagland Shqiperia do te punoje fort gjate presidences se KiE
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani takoi Sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Europës Z. Thorbjørn Jagland diskutuan mbi axhendën 6-mujore të presidencës shqiptare të Këshillit të Europës.
Ministri Nishani garantoi sekretarin Jagland se: Shqipëria do të punojë fort gjatë kësaj presidence për përmbushjen e prioriteteve lidhur me demokracinë lokale e rajonale dhe axhendës së përbashkët europiane në këtë drejtim.
Prioritete të tilla si konsolidimi i demokracisë lokale e rajonale, bashkëpunimi ndërkufitar e ndërrajonal, mbrojtja dhe impakti i të drejtave të njeriut në nivel lokal dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrjen lokale, do të kenë rëndësi të dorës së parë për presidencën shqiptare të Këshillit të Europës.
Sekretari Jagland e cilësoi ngjarje historike për Shqipërinë marrjen e presidencës së Këshillit të Europës, e ndërkohë theksoi se kjo presidencë do të jetë një kontribut i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.