Hapet zyrtarisht gara presidenciale

Më 30 maj është data e votimit të parë për presidentin e ri të vendit. Në nisje të procedurës për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, 2 muaj para përfundimit të mandatit të presidentit aktual Topi, konferenca e krerëve të grupeve parlamentare vendosi orën dhjetë të së mërkurës së javës së ardhshme të ezaurohet votimi i parë ndër 5 votimet që Kushtetuta parashikon. Astrit Patozi, kreu i deputetëve demokratë nuk e shmangu urimin që ky të ishte votimi ku do të zgjidhej një kryear shteti konsensual
Vetëm pak minuta më pas debati do të ndizej në seancë, pasi kur palët kanë hyrë në nëj sfidë të re, ato u gjendën përballë një sfide të vjetër të paplotësuar. Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle kishte shpresuar në një përmbyllje të reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare deri më 24 maj, çfarë nuk u arrit. Sali Berisha si kryetar mazhorance dhe Gramoz Ruçi si kryetar i deputetëve socialistë evidentuan dhe një herë çështjet ku ndahen për dy reformat
Që në momentin e bllokimit të dy reformave në skadim të afateve të komisioneve pëerkatëse mazhoranca është shprehur se opozita po ndjek këtë linjë sepse kërkon presidentin. Me të njëjtën tezë u prononua Edi Rama vetëm një ditë para seancës plenare dhe nisjes së procedurës për kreun e shtetit. Logjikën e kësaj përballjeje, Astrit Patozi do ta thjeshtonte me këtë aksiomë të kriminalistikës, çka u pasua më pas nga replikat e kryeministrit dhe kreut të deputetëve socialistë
Për presidentin e Republikës mbahen 5 votime, të cilat quhen të ezauruara edhe kur nuk paraqiten kandidatë. Votimi kryhet maksimumi në krye të një jave në rast se votimi pararadhës dështon. Në tre votimet e para për t’u zgjedhur presidenti duhet një shumicë e cilësuar votash prej të paktën 84 deputetësh, ndërsa në dy raundet fundit presidenti zgjidhet me shumicën e thjeshtë të votave.