E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pritet nga Aderholt, drejtuesi i Komisionit Amerikan të Helsinkit

Share

Rama me Robert Aderholt

Kryetari i PS, Edi Rama, është takuar edhe me Robert Aderholt, kongresmenin e njohur, anëtar i Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, që njihet ndryshe edhe me emrin Komisioni Amerikan i Helsinkit. Është një agjenci e qeverisë amerikane, që monitoron dhe inkurajon zbatimin e Aktit Final të Helsinkit dhe përbëhet nga nëntë anëtarë të Kongresit, nëntë anëtarë të Senatit dhe nga një përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, i Mbrojtjes dhe i Tregtisë. Seancat që përgatit ky komision janë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Është e njohur seanca që përgatitën ata përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005 kur i bënë gjyqin Fatos Nanos.

Rama në një mesazh thotë se Aderholt ishte shumë i interesuar për Shqipërinë. Takimi i fundit për këtë herë me kongresmenin Aderholt, kryetar i Komisionit të Sigurisë e po ashtu shumë i interesuar për Shqipërinë, shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›